Title: “IKONA/ICONS”
Author: Ylli Drishti
Language: Albanian / English
Pages: 120
Publishing house: Mali Pleshti, Tirana, Albania
Price: €20
ISBN: 978-9928-147-42-4
Call us now: +355-677165606
Albumi me titull: “Ikona/Icons”, i kushtohet koleksionit të pavionit të ikonave dhe objekteve kishtarë të Muzeut Historik Kombëtar Tiranë. Koleksioni i pavionit përbëhet nga 70 objekte të ndryshme, kryesisht ikona (shek.XIV-XIX), një proskinitar, disa dyer të bukura dhe një ikonostas druri i praruar (Shek.XVIII-XIX). Albumi fillon me përshëndetjen e drejtorit të Muzeut z.Dorian Koçi dhe vazhdon me tekstin kryesor të autorit me titull:”Arti ikonografik shqiptar”. Albumi është konceptuar si një koleksion kronologjik me disa nëntituj si:”Ikona byzantine – shek.XIV-XV; Ikona pasbizantine – shek.XVI –XVII (shoqëruar me dy tekste biografikë mbi piktorët ikonografë shqiptarë Onufri dhe Onufër Qiprioti); Ikona pasbizantine – shek.XVIII (shoqëruar me tri tekste biografikë mbi piktorët ikonografë shqiptarë Kostandin Shpataraku; Dinastia e piktorëve Katro–Çetiri; Vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi); Ikona pasbizantine–shek.XIX (shoqëruar me biografinë e piktorit ikonograf shqiptar Mihal Anagnosti; Objekte kishtare –shek XIX dhe në fund plotësohet me një fjalor të termave dhe bibliografinë e përzgjedhur.