Janaq Paco

Title: “Janaq Paço”

Author: Ylli Drishti

Language: Albanian


Pages: 162

 

Publishing house: Mali Pleshti, Tirana, Albania

Price:
€25

ISBN: 9-789928-1475116

Call us now: +355-677165606

Albumi “Janaq Paço” është një  botim i realizuar në kuadrin e 105 vjetorit të lindjes së skulptorit. Skulptori Janaq Paço ishte një nga themeluesit e skulpturës realiste moderne shqiptare të shekullit XX. Ai kreu studimet e larta për skulpturë në Athinë (Greqi) dhe pasi kthehet në Shqipëri, do ishte artisti i parë që realizoi një monument ekuestër në Shqipëri – Skënderbeun në kalë – në qytetin e Krujës. Albumi paraqet një sintezë të biografisë artistike të artistit nga vitet e studentore, në vitet e pjekurisë artistike si dhe realizimin i disa prej busteve, monumenteve të rëndësishëm në Tiranë, Krujë, Kavajë, Durrës, Bilisht, Sarandë ku shkëlqen talenti i veçantë i Paços si skulptor modern realist. Në Album është pasqyruar edhe koleksioni i nudove të artisit të realizuar gjatë viteve 1960-1978, por që pjesa më e madhe e tyre  u shkatërua prej tij nga presioni i shtetit komunist të kohës. Albumi ilustrohet me imazhet e veprave të artistit që ruhen në koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe nga koleksioni i familjes Paço, vepra këto që publikohen për herë të parë për publikun. Në album janë pasqyruar dhe vlerësimet e historianëve dhe kritikëve të artit, kolegëve dhe nxënësve të artistit.

Authors

en_US