Title: “National Museum Gjergj Kastrioti Skanderbeg, Kruja”
Author: Ylli Drishti
Language: English
Pages: 158
Publishing house: AlbPaper, Tirana, Albania
Price: €25
ISBN: 978-9928-05-072-4
Call us now: +355-677165606
Albumi me titull: “Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Krujë” u botua me rastin e 30 vjetorit të përurimit të Muzeut (2012). Albumi është konceptuar në dy pjesë: pjesa e shkrimeve dokumentare – historike dhe pjesa ilustrative e veprave të artit, vitrinave sipas sallave muzeale. Albumi çelet me përshëndetjen e drejtorit të muzeut z.Mehdi Hafizi dhe me dy shkrimet e autorit të albumit Ylli Drishti (Historiku i ngritjes së muzeut), vazhdon me dy shkrimet e historianëve shqiptarë Prof.Kristo Frashëri (Muzeu i Krujës) dhe Prof.Luan Maltezit (Muzeu i Skënderbeut është frut i punës së grupit të ngarkuar për ngritjen e tij). Autori më tej nëpërmejt shkrimeve konçize paraqet materialet muzeale, veprat e artit (afresk, pikturë murale, mozaik, vitrazhe, zgrafito, skulpturë etj) sipas sallave të muzeut: Antikiteti, Mesjeta, Invazioni, Bashkim & Përballimi, Fortifikimet, Rezistenca, Kancelaria, Biblioteka, Holli i katit të dytë (me bustet e ushtarakëve të Skënderbeut), Pinakoteka, Tradita –Jehona e Skënderbeut në shekuj. Albumi shoqërohet dhe me imazhet dekoratës së lartë: “Urdhëri i Skënderbeu”; të një serie me imazhe të koleksioneve filatelike në vite kushtuar figurës së Skënderbeut (1912-1977) si dhe janë paraqitur imazhe nga seria e monedhave të arta të Bankës së Shqipërisë me tematikë:”500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut” (1968).