Kush jemi

Pamorart është një platformë arti në të gjitha format e saj, një pikë referimi për artin online. pra një dritare e vërtetë mbi artin. Ajo ka karakterin e një galerie online dhe ofron mundësinë për të apasionuarit ndaj arteve pamore, objekteve të antikuariatit, veshjeve tradicionale shqiptare dhe botimeve mbi artin shqiptar si dhe publikut të interesuar për t’i blerë. Pamorart i ofron publikut të interesuar artistë të njohur me një eksperiencë artistike, por edhe artistë të rinj të suksesshëm dhe që vazhdojnë të krijojnë në gjini të ndryshme arti. Pamorart do të ofrohen vepra, objekte edhe nga galeri arti, koleksionistë të ndryshëm që ruajnë punime të periudhës së Realizmit Socialist në Shqipëri (1944-1990).

Pamorart do të gjeni vepra të përzgjedhura nga studiot e artistëve me përvojë, por edhe të artistëve të rinj të arteve visive me vepra që u përkasin disiplinave të ndryshme: pikturë, skulpturë, grafikë, vizatim, kolazh, qeramikë, fotografi, veshje dhe objekte tradicionale shqiptare dhe botime kryesisht mbi artet pamore, muzetë dhe ikonografinë shqiptare.

Portali PamorArt ofron siguri dhe është mjaft e thjeshtë në përdorim në shitjen dhe blerjen e një vepre arti me të gjitha garancitë dhe pa asnjë rrezik. Jemi një grup profesionistësh që merret me promocione dhe konsulencë artistike. Skuadra jonë falë eksperiencës në këtë sektor është një partner i besueshëm dhe kompetent në vlerësimin e një vepre arti.

Seriozitet, korrektësi, profesionalizëm maksimal në shitjen e veprave, objekteve të ndryshëm online është ajo që platforma Pamorart ofron me të gjithë transparencën për të gjithë artistët, fotografët, galeritë e artit, koleksionistët, botuesit e revistave, katalogëve dhe albumeve mbi artet pamore.

Pamorart është një vend takimi i sigurt edhe për dialogun e ofertave në botën e ratit.

Qëllimi shoqëror

Ekspozita në Pamorart ka karakterin e një projekti social, që e sheh artin dhe demokratizimin e tij si një motor të zhvillimit kulturor, që mbështet artistët nëpërmjet shitjes së veprave të artit. Sigurisht në Pamorart do të ketë edhe veprimtari të tjera të veçanta për artistët që bashkpunojnë, por edhe okazione të veçanta si ankande (që do të njoftohen), por edhe për shitjet që do të realizohen edhe për projekte bamirësie.

Objektivat tona

  • Demokratizimin e artit (afrimi i artit dhe vlerësimi i tij sa më afër publikut artdashës, jashtë rretheve të ngushta ku shpesh ai është I detyruar të qëndrojë).
  • Në shërbim të shoqërisë (duke besuar se arti do të shërbejë për të përmirsuar botën që na rrethon)
  • Bashkëpunimi me të gjithë (krijimin e një bashkësie artistësh, të apasionuarve, ardashësve, subjekteve partner dhe sponsor mbi të gjitha ndërmjet të rinjve).

sq