Zaim Elezi

Zaim Elezi i përket artistëve shqiptarë që studiuan dhe u formuan në Akademinë e Arteve të Shqipërisë. Elezi kreu studimet e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë dhe studimet e larta për skenografi në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi disa vjet si skenograf në Pallatin e Kulturës në vendlindje duke realizuar skenografi dhe kostumet e Teatrit profesionist të qytetit. Elezi ishte pjesmarrës në ekspozitat lokale dhe ato kombëtare me punimet e tij, kryesisht peizazhe dhe portrete. U transferua në Tiranë (1996) dhe hapi ateliene e tij të pikturës “ZAYA”. Duke qenë një piktor i natyrës Elezi ka realizuar peisazhe nga pothuaj të gjitha zonat e shqipërisë. Në punimet e tij ndjehet atmosfera e dritës diellore medhetare, transparenca ajrore dhe perspektiva që ai i realizon me një penelatë të shkathët impresioniste. Në tablotë e Zaim Elezit ndjehet shpirti poetik i artistit si dhe një dashuri për natyrën shqiptare.

sq