Fatmir Juka

Fatmir Juka është pjesë e gjeneratës së re të artistëve bashkëkohorë shqiptarë. Artisti Juka është një figurë shumë planëshe. Pas përfundimit të studimeve të larta në Tiranë, për pikturë, ai evidentohet si kurator i mjaft ekspozitave të artistëve të ndryshëm; bashkë- kurator dhe konceptues interieresh, bashkë-themelues i revistave të artit si dhe lektor e pedagog i jashtëm në universitetin e qytetit të tij, Shkodër. Fatmir Juka ishte specialist i kulturës në bashkinë e qytetit, specialist dhe më pas drejtues i muzeut historik dhe nga viti 2018 është drejtor i Galerisë së Arteve, Shkodër. I pasionuar ndaj traditës së veshjeve tradicionale e veçanërisht ndaj Xhubletës, artisti Juka krijoi në pikturë ciklin me mbi 50 tablo kushtuar këtij motivi duke e realizuar atë që nga viti 2010. I mbështetur në graficitetin e xhubletës së zezë, Xhubletës së bardhë dhe varianteve të saj , Juka, me shume kujdes krijoi punime artistike bashkëkohore, ku kryesisht mbi një sfond të zi opak zhvillohen motivet simbolike lineare, me ngjyrë kryesisht të kuqe që zhvendosen here në qendër, herë lart, here poshte apo anash. Ky qëndrim artistik, e lejon artistin të ruajë dekorativitetin e punimeve të këtij cikli të veçantë dhe unik.

sq