Merita Selimi

Merita (Selimi) Spahija i përket piktoreve bashkëkohore shqiptare që e filluan krijimtarinë e tyre në fundin e shekullit XX. Lindi në qytetin e Shkodrës (Shqipëria veriore).Kreu Shkollën e Mesme Artistike ”Preng Jakova”, Shkodër dhe përfundoi Akademinë e Arteve, Tiranë për grafikë (1988-1992). Pas studimeve jeton dhe krijon në Tiranë. Deri në 2003 ishte përgjegjëse e sektorit të artit në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës,Tiranë, më tej skenografe në Teatrin Kombëtar për Fëmijë, Tiranë dhe nga viti 2014 Spahija është pedagoge në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve,Tiranë. Ju kushtua veçanërisht vizatimeve që I realizonte në formate të mëdhenj në formë tablosh kompozicionale. Ajo shprehet me një gjuhë artistike moderne, një stil tashmë i konsoliduar bardh e zi dhe në disa raste të prekur me pak ngjyrë. Spahija zbulon jetën e qytetit (vendlindjes), herë bukurinë e tij, por më shpesh ajo evidenton ngjarjet e patreguara, varfërinë tronditëse, të malësorëve të zonës së Kelmendit deri në vitet 1990 si dhe magjinë e jetës baritore të rrethinave fushore të Shkodrës.

sq