Kategori
Blog

PamorArt, platforma më e re për artdashësit

Platforma PAMORART i ofron artdashësve, koleksionistëve dhe publikut të interesuar për herë të parë një koleksion me vepra arti dhe artizanati origjinale të krijuesve shqiptarë nga e gjithë Shqipëria. PAMORART është një galeri arti online, që paraqet me profesionalizëm në mënyrë cilësore imazhet e veprave të artit në pikturë, vizatim, skulpturë, kolazh etj. të disa prej artistëve më të njohur në Shqipëri që jetojnë dhe krijojnë në qytetet: Tiranë, Shkodër, Berat, Elbasan, Fier, Pogradec dhe Korçë. Informacioni konçiz prezantues për çdo artist shoqërohet për të interesuarit me një material shkrimor më të zgjeruar, ku rëndësi i jepet plotësimit të figurës artistike të artistit e shoqëruar dhe me listën e ekspozitave personale dhe kolektive të çdo autori, vlerësimeve artistike si dhe ideve apo komenteve të tyre në lidhje me rrugën krijuese dhe vizionin artistik. Artistët e prezantuar në PAMORART kanë përzgjdhur vetë krijimet e tyre dhe i përkasin brezave të ndryshëm si moshë por edhe si shprehje artistike duke filluar nga punimet me karakter realist, impresionist, ekspresionist, punime abstrakte, dekorative dhe kolazhe.

PAMORART ofron garanci absolute mbi origjinalitetin e veprave, ambalazhin dhe transportin profesional e të siguruar (nga Kompani Sigurimi serioze) të veprës deri tek blerësi të shoqëruar me PASAPORTEN e VEPRËS, të lëshuar zyrtarisht nga organet kompetente të shtetit shqiptar. PAMORART mban përgjegjësi (duke mbajtur dokumentacionin e nevojshëm) për çdo dëmtim që mund të ndodhë gjatë transportit të veprës, duke komunikuar menjëherë me blerësin për çdo shqetësim deri në mbërritjen e veprës apo objekteve të ndryshme (arti, artizanati) pranë blerësit.

PAMORART si një platformë serioze arti, përveç veprave të arteve pamore do të ofrojë dhe objekte origjinale të artizanatit shqiptar të krijuara nga mjeshtrat shqiptarë në shekuj. Këto objekte janë origjinale dhe unike te realizuara nga artizanët shqiptarë në shekullin e XIX dhe fillimin e shekullit XX. Ato janë pjesë nga kostumet apo dhe kostume të plota popullore shqiptare të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Gjithashtu janë objekte personale zbukurimi në argjend, objekte druri të gdhendur, mbulesa të ndryshme të realizuara në mënyrë artizanale unike, botime të vjetra të shek.XVIII, XIX etj. Sigurisht që një vend të veçantë do të zenë dhe prodhimet origjinale industriale të realizuara gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri.

PAMORART, përveç platformës web, ka edhe prezencë online në rrjetet më të rëndësishme sociale, si Facebook (klikoni këtu), Instagram (klikoni këtu) dhe është gjithmonë e gatshme për t’ju përgjigjur çdo pyetjeje apo interesimi nga ana juaj nëpërmjet rrugëve të kontaktit të publikuara në faqe.

PAMORART ka krijuar marrëdhënie edhe me Galeri dhe studio arti të artistëve të ndryshëm që do të jenë prezent me veprat e tyre në platformë.

PAMORART do të ruajë me rigorozitet seriozitetin e imazhit, cilësinë maksimale të paraqitjes së ç’do subjekti dhe korrektësinë e komunikimit.

PAMORART do të krijojë lidhje dhe marrëdhënie reciproke me shtëpi serioze ankandi jashtë Shqipërisë duke synuar që të realizojë Ankande në bashkëpunim me to, duke synuar më vonë realizimin e Ankandeve të artit edhe vetë si subjekt i liçencuar.