Armët dhe armëtarët shqiptarë

Titulli: “Armët dhe armëtarët shqiptarë”

Autori: Riza T. Drishti

Gjuha: Albanian


Faqe: 144

 

Shtëpia botuese: Mali Pleshti, Tirana, Albania

Çmimi:
€25

ISBN: 978-9928-147-47-9

Na telefononi: +355-677165606

Albumi “Armët dhe armëtarët shqiptarë – në muzetë e Shqipërisë” është një ribotim i librit me të njëjtit autor historiani – nënkolonelit Riza T. Drishti (1926-2006), i botuar në vitin 1976 me titull :”Armët dhe armëtarët shqiptarë”. Ribotimi u realizua nën kujdesin e djalit të autorit i rikonceptuar, duke ruajtur shkrimet e zgjedhura nga botimi i parë, por duke i kushtuar rëndësi koleksioneve të armëve të ndryshme dhe kryesisht atyre të zjarrit  në muzetë e shqipërisë dhe në koleksionin mbretëror shqiptar. Në album jepet një informacion i pasur mbi zhvillimin e armëve të zjarrit në territoret shqiptare që nga antikiteti deri në shek.XX; duke pasqyruar armët e përdorura nga shqiptarët dhe armët e prodhuara nga armëtarët shqiptarë (shek. XVIII-XIX). Në mënyrë kronologjike janë përzgjedhur armët kryesore të ftohta dhe ato të zjarrit të ekspozuara në “Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë, në Muzeun Kombëtar Etnografik, Krujë; në Muzeun e kështjellës Rozafa, Shkodër; në Muzeun e Ali Pashë Tepelenës, Janinë (Greqi); në Koleksionin e  Familjes Mbretërore Shqiptare; në Muzeun Historik Kombëtar,Tiranë; në Muzeun e armëve,Gjirokastër dhe  në Muzeun e Forcave të Armatosura Shqiptare, Tiranë. Botimi është i paisur dhe me biografitë e armëtarëve shqiptarë dhe të huaj si edhe me një fjalor të përzgjedhur të armëve.

Authors

sq