Billboards 2

Titulli: Billboards 2

Viti: 2020


Teknika: Vizatim miks: Laps, pastel, karbon


Materiali: Letër

 

Dimensionet: 100×70 cm

Çmimi: To view the price of this piece, you should be logged in.



Na telefononi: +355-677165606

Artan Draçini

Artan Draçini është piktor bashkëkohor shqiptar. Ai ka kryer studimet e larta për grafikë në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë dhe jeton dhe krijon në qytetin e Shkodrës (Shqipëria veriore). Krijimtaria e Draçinit në vazhdimësi ka prirjen e një kërkimi artistik me motive nga qyteti i tij, nga jeta e përditëshme, duke preferuar krijimin e hapësirave dhe planeve që organizohen nga artisti sipas një bashkëpunimi të reales me jorealen. Duke realizuar ciklet e tij grafikë, Draçini e shpalos fantazinë e tij me mjete të grafikës klasike (akuafort) dhe asaj bashkëkohore (teknikë miks), duke ruajtur një gjuhë shprehëse të ekuilibruar pa kontraste, por me elementë që shprehin fuqinë e fantazisë së artistit, ku ruhet poetika, ekspresiviteti dhe gjestualiteti i lirë i krijuesit. Artisti Draçini shprehet me gjuhën e simbolikës, duke përdorur elementë të së shkuarës (imazhe njerëzorë, peizazhe) si një eko kambanë në të tashmen, për të pasqyruar faktin si një keqkuptim normal dhe ironik në të ardhmen. Një proces i tillë riciklimi i ndodhive imagjinare krijon një pjesëz arti të qëndrueshëm në sistemin e vlerave të artit modern shqiptar të shekullit që jetojmë.

Author

sq