Dëbimi nga parajsa

Titulli: Dëbimi nga parajsa


Viti:
2019


Teknika: Borja Vaji


Materiali: Kanavacë

 

Dimensionet: 165 x 200

Çmimi: To view the price of this piece, you should be logged in.



Na telefononi: +355-677165606

Adrian Çene

Adrian Çene është artist i njohur bashkëkohor në Shqipëri. Ai u diplomua për pikturë në Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve) Tiranë. Çene është një nga restauratorët kryesorë dhe të rëndësishëm në Shqipëri. Ai u specializua në Venecia në Qendrën Europiane, mbi mjeshtrinë konservuese të trashëgimisë kulturore në veprat e artit. Ndërsa në vitin 2007-2009 studioi në shkollën e Restaurim Konservimit të Pikturës në dru dhe asaj murale, pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, Tiranë, të mbështetur nga UNESCO. Artisti ka një veprimtari mjaft të gjerë dhe si piktor ku dallohet për një pikturë stilistike neo-foviste, dominuar nga ekspresiviteti figurativ i formave, kontrastit në marrëdhëniet e ngjyrave të fuqishme me dritë. Artisti Çene përdor forma të guximshme ekspresive deri ne kufijtë e abstragimit. Duke mbetur në të njejtën kohë optimist, Çene pikturon sikur të donte t'i jepte zgjidhje tranzicionit shumë të vështirë dhe agresiv shqiptar pas rënies së komunizmit. Adrian Çene ka ekspozuar në Shqipëri, Europë, SHBA dhe Australi.

Author

sq