Kodrat e liqenit

Titulli: Kodrat e liqenit


Viti:
1990


Teknika: Borja Vaji


Materiali: Fibër

 

Dimensionet: 60 x 50

Çmimi: To view the price of this piece, you should be logged in.



Na telefononi: +355-677165606

Arben Basha

Arben Basha i përket grupit të piktorëve që kryen studimet e larta në fundin e viteve ‘60 dhe aspironin dhe eksperimentonin nën ndikimin e artit perëndimor evropian të shekullit XX. Gjatë studimeve për pikturë në Liceun Aartistik “Jordam Misja”, Tiranë ishte nxënës i piktorëve Kel Kodheli, Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza dhe Janaq Paço. Në vitet studentore (1965 - 1969) Basha studioi për pikturë monumentale në Atelienë e piktorëve Danish Jukniu, Sali Shijaku, Nexhmedin Zajmi dhe Vilson Kilica. Pas studimeve ai u caktua piktor filmi në Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë, ku realizoi mbi 60 filma artistikë dhe dokumentarë (piktor kostumesh dhe piktor filmi). Duke qenë pjesë e grupeve të xhirimeve gjatë punës në Kinostudio, ai ka realizuar peisazhe nga e gjithë Shqipëria. Në tablotë e Bashës (kompozime, portrete, peisazhe) prioritet merr ngjyra ekspresive, loja e penelatave që krijojnë imazhe midis reales dhe gati joreales. Basha, ka krijuar një krijimtari në vazhdimësi pa shumë ndryshime duke konsoliduar stilin e tij piktorik. Piktori Basha, pas viteve ’90 të shek.XX, është kryesisht peisazhist i plain-air.

Author

sq