Peisazh (Itali)

Titulli: Peisazh (Itali)


Viti:
2017


Teknika: Borja Vaji


Materiali: Kanavacë

 

Dimensionet: 60×70

Çmimi: To view the price of this piece, you should be logged in.



Na telefononi: +355-677165606

Genti Proko

Genti Proko është pjesë e piktorëve shqiptarë që e filluan krijimtarinë e tyre pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Proko kreu shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço”, në Korçë (Shqipëria juglindore) dhe është pjesë e specialistëve restauratorë të veprave të artit në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Ka realizuar restaurimin e dhjetra ikonave bizantine dhe pasbizantine dhe ka realizuar piktura murale për disa kisha ortodokse në Dhërmi (Vlorë) dhe Polene, Korce (Korçë). Në vitin 1993 çeli ekspozitën e pare personale në Galerinë “Guri Madhi”, Korçë dhe në vazhdimësi ka marrë pjesë në ekspozitat lokale dhe ndërkombëtare në Shqipëri, Austri, Greqi. Proko është një piktor realist. Në punimet e ndryshme të artistit ndihet një kolorit i ngrohtë dhe me prirje grafike veçanërisht në natyrat e qeta, ndërsa në peisazhe artisti pikturon me penelata plot dritë diellore dhe ndihet dashuria për natyrën.

Vepra të tjera nga Genti Proko

Author

sq