Valltarja

Titulli: Valltarja

Viti: 2001


Teknika: Vizatim, Flamaster


Materiali: Letër

 

Dimensionet: 26 x 40 cm

Çmimi: To view the price of this piece, you should be logged in.



Na telefononi: +355-677165606

Mumtas Dhrami

Mumtas Dhrami është nga skulptorët e rëndësishëm të artit shqiptar të shekullit XX –XXI. Pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, Dhrami vazhdoi studimet e larta për skulpturë në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës “I.E.Rjepin” në Shën Petërburg - Rusi (1957 - 1961), në atelienë e Mihail Anikushin. Krijimtaria e “Skulptorit të Popullit” Muntaz Dhrami është mjaft e gjerë dhe ai është autor i mjaft punimeve monumentale, portreteve, kompozimeve dhe figurave që inspiroheshin nga temat historike, nga Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe ndërtimi socialist. Emri dhe vepra e Dhramit lidhet dhe kujtohet për bashkëpunimin në grup (kryesisht me skulptorët Kristaq Rama dhe Shaban Hadëri) për realizimin e disa monumenteve të rëndësishëm kombëtarë si: “Monumenti i shpalljes së Pavarësisë” , Vlorë (1972), Monumenti i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit “Nënë Shqipëri”, Tiranë (1972), Relievi në fasadën e Këshillit të Ministrave, Tiranë (1974) etj. Skulptori Mumtas Dhrami, krahas skulptorëve të tjerë të realizmit socialist, ka realizuar mjaft portrete punëtorësh, fshatarësh, patriotësh dhe luftëtarëve rilindës sipas kërkesave dhe parimeve të artit të realizmit socialist.

Vepra të tjera nga Mumtas Dhrami

Author

sq