Shtëpi karakteristike në Korçë

Titulli: Shtëpi karakteristike në Korçë

Viti: 2020


Teknika: Vizatim


Materiali: Letër

 

Dimensionet: 50 x 40

Çmimi: To view the price of this piece, you should be logged in.



Na telefononi: +355-677165606

Gent Postoli

Genti Postoli është pjesë e gjeneratës së re të artistëve bashkëkohorë shqiptarë. Postoli ka kryer studimet e mesme për pikturë në Korçë dhe ato të larta në Sofje, Bullgari (2002), në Akademinë e Arteve të Bukura. Pas diplomimit kreu edhe specializimin një vjeçar për restaurimin e veprave të artit. Genti Postoli punon si restaurator në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në qytetin e Korçës. Ekspozoi që në bankat e shkollës, por si piktor u paraqit për herë të parë në ekspozitën lokale në Korçë (1996). Krijimtaria e Postolit është kryesisht realiste, ai është fokusuar në temat sociale (portrete, kompozime), natyrat e qeta dhe peisazhe. Postoli është piktor realist, ai respekton me mjaft kujdes kalimet delikate ngjyruese, ruan plasticitetin e objekteve që pikturon pa krijuar kontraste grafike. Në vizatimet e artistit Postoli ndihet mjeshtria e artistit në raportet dritë hije, dhe elegancën lineare. Artisti i trajton nudot me delikatesë, plasticitet, duke ruajtur brishtësinë e bukurisë femërore.

Author

sq