Kanali në vjeshtë

Titulli: Kanali në vjeshtë


Viti:
2018


Teknika: Borja Vaji


Materiali: Kanavacë

 

Dimensionet: 40 x 50

Çmimi: To view the price of this piece, you should be logged in.



Na telefononi: +355-677165606

Petraq Pecani

Petraq Pecani i përket brezit të piktorëve shqiptarë në "Plain–air", që e filluan krijimtarinë në fundin e shekullit XX. Ai iu kushtua peisazhit rural, i tërhequr nga natyra shqiptare e zonave qëndrore dhe jugore (Gjirokastër, Korçë. Pogradec, Fier, Elbasan, Gramsh). Pecani krijoi cikle interesante piktoreske me prirje realiste - ekspresioniste. Relievi kodrinor, imazhi i një fshati në shpatin e një kodre, një përrua që përshkon fushën, mullarët e barit pranë shtëpive fshatare, vjeshta, dimri dhe imazhe të ndryshme nga disa zona të Shqipërisë janë subjekti i peizazheve të Pecanit. Karakteristikë e punimeve të tij është pasuria dhe ekspresioni koloristik. Me penelin e tij Pecani me mjaft vërtetësi evidenton bukur relievin e natyrës shqiptare. Drita në këto tablo sikur buron nga një pikë e padukëshme dhe tabloja ndriçohet sipas një kodi të veçantë, ku ngjyra ka përparësi. Ngjyrat nën goditjen e penelit të Pecanit ngjishen fort pas kanavacës dhe duket sikur imazhi me strukturat e tij merr karakterin e një relievi “skulpturor” dhe herë-herë të një strukture që duket sikur lëviz.

Author

sq